Ka than' i moçmi: 

"Populli nuk e pëson duke qenë i ditur."

- Pjetër Bogdani  

Parcela me kanabis në Malësitë e Tiranës(video)

Nga Ejona 0

Mjafton një fluturim i shkurtër mbi malësinë e Tiranës për të identifikuar nga lart parcela të mbjella me kanabis sativa. Sikundër dëshmojnë pamjet e siguruara ekskluzivisht nga ‘News 24’, të xhiruara vetëm pak ditë më pare, shihet qartësisht se sipërfaqet e mbjella janë në një terren të thepisur malor që përkon me zonën e “Malit me Gropa” në afërsi të poligonit të Bizës në Martanesh.

Ajo ç’ka bie në sy është terreni i përzgjedhur nga kultivuesit, i fshehur totalisht në kreshta, mes pyjeve, larg rrugëve automobilistike, aty ku mundësia e identifikimit nga toka është thuajse zero.

Edhe Policisë së Shtetit do t’i mjaftonte një fluturim mbi këto zona për të identifikuar parcelat me kanabis që ende sot vijojnë të rrisin bimën e drogës pa u ‘kositur’ nga dora e shtetit.

/ballkanweb/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>