Ka than' i moçmi: 

“Kur një komb e humb gjuhën, humb dhe veten"

                                                                                       -Sami Frasheri

Paramilitarët grekë lëvizin në jugun e Shqipërisë

Nga Arben Llalla 0

Paramilitarë grekë, të njohur me emrin “Legjionet e Shenjta”, kanë lëvizur me autobuzë nëpër jugun e Shqipërisë. Fillimisht me roba civile kanë shkuar në Dragot të Tepelenës, ku po ndodhin zhvarrimet e ushtarëve të luftës italo-greke dhe më tej tek varrezat në Këlcyrë. Kanë shkuar më pas në Dropull, ku janë veshur me tesha ushtarake duke u ndalur në Jorgucat, Derviçan dhe në varrezat e ushtarëve grekë në Bularat. Gjatë lëvizjeve të tyre kanë bërë fotografi me flamurin irredentist të Aneksimit të Jugut të Shqipërisë.

Sipas informatave që ka siguruar news-start.info, nesër në Athinë do të ketë një paradë dhe manifestime shtetërore për aneksimin e jugut të Shqipërisë të ndodhur më 1914.

Këto veprime të paramilitarëve grekë vijnë në kohën pas disa deklaratave kërcënuese nga Presidenti i Greqisë Prokopis Pavlopulos.

Paramilitar grek lëvizin në jugun e Shqipërisë

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej