Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

Papa pret familjarët e viktimave të sulmit terrorist në Nice

Nga Skenderi 0

Papa Francesku ka pritur sot në sallën Pali i VI në Vatikan, familjarët e 86 viktimave të shkaktuara nga sulmi terrorist i 14 korrikut në Nice.

Familjarët e viktimave, dhe personave të mbetur të plagosur nga ky atentat i dhuruar Papa Francekut një shportë me 86 karafil shumëngjyrësh në kujtim të  memories së cdonjërit që humbi jetën në mbrëmjen e 14 korrikut.

Të pranishëm në këta takim ishte dhe  kryetari i Bashkisë së Nicës Christian Estrosi, peshkopi i qytetit  imzot André Marceau e përfaqësues të komunitetit islamik e hebre të qytetit.

Ati i Shenjtë:

“Në një mbrëmje feste, dhuna ju goditi verbërisht,  pa marrë parasysh origjinë ose besim fetar. Dëshiroj ta ndaj me ju dhimbjen tuaj, dhimbje që bëhet më e fortë kur mendoj për ata fëmijë, e për familje të tëra, që jetën ia morën papritmas e në mënyrë kaq dramatike. Cdo njërit prej jush  u jam pranë me keqardhje, dhembshuri e me lutjet e mia. Por gëzohem kur shoh se mes jush marrëdhniet ndërfetare janë të forta, e ky fakt ndihmon të lehtësoj plagët e shkaktuara nga këto ngjarje dramatike”.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej