Ka than' i moçmi: 

"Është virtyt që njeriu të shohë dhe të njohë të metat e tij."

- Mit'hat Frashëri

Papa Françesku: Terrorizmi është çmenduri vrasëse që keqpërdor emrin e Zotit

Nga Rexhina Biba 0

Gjatë takimit të zhvilluar sot me përfaqësuesit e trupave diplomatikë pranë Selisë së Shenjtë, Papa Françesku i bëri thirrje lidërve qeveritarë e fetarë të botës të bashkohen kundër terrorizmit fondamentalist, i cili mund të mundet vetëm falë impenjmit të përbashkët të të gjithëve.

Duke folur sot në Vatikan, kreu i Kishës Katolike tha se është për keqardhje që religjioni ende po përdoret “si pretekst për refuzim, margjinalizim dhe dhunë”.

Ai e ka kritikuar “terrorizmin e inspiruar nga fondamentalizmi”, duke e përshkruar si “çmenduri vrasëse që e keqpërdor emrin e Zotit”, me qëllim “për dominim dhe fuqi”.

Po ashtu, Papa Françesku, u ka bërë thirrje qeverive në gjithë botën që të bëjnë më tepër në luftimin e varfërisë, pasi sipas tij, ajo e mundëson lulëzimin e fondamentalizmit”.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej