Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Papa Françesku kujton Martirët e Lum shqiptarë në Engjëllin e Tënzot

Nga Rexhina Biba 0

1

Emrat e Martirëve shqiptarë, që u lumnuan dje në Katedralen e Shën Shtjefnit, u shqiptuan përsëri: sot, para turmës shumëkombëshe, mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit, për t’u lutur me Papën, i cili sapo kishte përfunduar Meshën e Jubileut të të burgosurve, duke kërkuar për ta një akt zemërbutësie.

Dje, në Shkodër, në Shqipëri, u shpallën të Lum tridhjetë e tetë Martirë: dy ipeshkvij, shumë priftërinj e rregulltarë, një seminarist e disa laikë, viktima të persekutimit të egër të regjimit ateist, që  sundoi gjatë në këtë vend në shekullin e kaluar. Ata parapëlqyen burgun, torturat e, së fundi edhe vdekjen, për t’i qëndruar besnikë Krishtit e Kishës. Shembulli i tyre na ndihmoftë ta gjejmë, në Zotin, forcën që të mbështet në çaste të vështira e që të frymëzon sjellje mirësie, faljeje, paqeje.”

/radiovaticana.va/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>