Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

Paolo Dybala “martohet” me Juventus deri në vitin 2022

Nga 27-shi 0

Talenti argjentinas i Juventusit ka firmosur kontratën e shumëpërfolur me skuadrën kampione të Italisë.

Kohët e fundit u raportua shpesh se Dybala kishte kërkesa të mëdha nga klube të tjera europiane, veçanërisht nga Barcelona. Por, mësohet se lojtari ka ngulmuar të qëndrojë në Torino për të çelur një faqe të re në historinë e klubit.

Mësohet se Paolo Dybala ka firmosur deri në vitin 2002 për një pagesë prej 7 milionë euro në vit, duke barazuar pagën e tij me sulmuesin tjetër argjentinas Gonzalo Higuain. Po kështu, Dybala është marrë vesh që të ardhurat nga reklamat t’i ndajë me klubin.

Nënshkrimi zyrtar i marrëveshjes pritet të bëhet këto ditë.

Juventus pritet që shumë shpejt të rinovojë kontratën edhe me trajnerin Massimiliano Allegri.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej