Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Panuçi projekton formacionin, ja si pritet të luajë Shqipëria

Nga Klodiana 0

Në seancën e fundit stërvitore në grumbullimin e kombëtares shqiptare në bregdetin e Durrësit, tekniku Panuci ka bërë disa prova për formacionin që pritet të të zbresë nga minuta e parë në “Loro Boriçi”.

Italiani provoi disa alternativa në secilin repart, por projektimi më i mundshëm është ai në modulin 4-3-2-1. Me Strakoshën që u përjashtua nga grumbullimi për dy ndeshjet e marsit, nuk ka asnjë dyshim që porta do t’i besohet Ertrit Berishës. Përpara portierit do të rreshohet mbrojtja me katër. Hysaj dhe Aliji në krahë, ndërsa në qendër Gjimshiti dhe Veseli me këtë të fundit të favorizuar ndaj Ismajlit dhe Ajetit. Forcë, por edhe fantazi në mesfushë.

Shkatërrimi i aksioneve të kundërshtarëve do të jetë punë e Xhakës dhe Abrashit, ndërsa Memushaj ka detyrë organizimin e manovrave ofensive. Në krahët e sulmit pritet të luajnë Uzuni në të djathtë dhe Grezda në të majtë, ndërsa në vijën e parë do të jetë Armando Sadiku i rikthyer në skuadrën kuqezi pas dëmtimit të gjatë.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej