Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Panuçi prezanton lojtarin më të ri të kombëtares

Nga Klodiana 0

Tomas Guidara do jetë futbollisti i ri i kombëtares shqiptare.

Argjentinasi ka prejardhje arbëreshe dhe ka pranuar të veshë fanellën kuqezi.

Ai luan si mbrojtës krahu dhe cilësohet si një futbollist me shumë vlera.

Lajmin e ka konfirmuar vetë trajneri, Kristian Panuçi i cili ka treguar se ka komunikuar me lojtarin dhe tani po përgatiten dokumentat.

Panuçi tregon: “Kam folur me lojtarin, ka prejardhje arbëreshe dhe mund t’i bëhet pasaporta . Ai është i gatshëm të vijë, shumë i lumtur, ndaj në këtë moment ka shkëmbim dokumentesh mes lojtarit dhe FSHF. Urojmë që shpejt të mbarojnë dokumentet se është lojtar me cilësi, një lojtar krahu.
Ai është i lumtur që mund të zgjedhë Shqipërinë. Në dy vite kam thirrur edhe lojtarë që më kanë thënë po, por pastaj kanë zgjedhur të përfaqësojnë vende të tjera. Prandaj para se të them se është shqiptar, dua të shoh pasaportën. Ka edhe lojtarë të tjerë, por nuk dua të them emrat”.

Por kush është Tomas Guidara? Emri i tij i plotë është Tomas Ezekuel Guidara. Ka lindur në 13 mars 1996 në Argjentinë.

Gjithë aktiviteti i tij futbollist është kryer te klubi Begrano, nga ekipet zinxhir e deri te ekipi i parë.

Ai mund të përshtatet mjaft mirë si në krah, ashtu edhe në qendër të mbrojtjes. Panuç ka insistuar pasi sheh tek ai shumë cilësi.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej