Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Panucci pas shortit: Mund të ishte edhe më keq, tani luftojmë për kualifikim

Nga Klodiana 0

Menjëherë pas shortit të eliminatoreve të Euro 2020, trajneri Christian Panucci foli për mikrofonin e Supersport, ku tregoi edhe ati ndjenjat e para që e shoqëruan pas hedhjes së goglave.

Tekniku italian i Kombëtares Shqiptare e quajti një short të pranueshëm ,që mund të kishte qenë edhe më i mirë, por edhe më i keq, ndërsa theksoi se nëse do ketë skuadrën në formë, mund të synojë vendin e dytë.

Çfarë mund të na thoni pas shortit?
Mund të shkonte më mirë, por edhe më keq. E pranojmë dhe do të punojmë që të bëjmë të pamundurën për t’u kualifikuar.

Kush ju tremb më shumë në këtë grup?
Franca është favoritja e madhe, por dhe Turqia e Islanda janë ekipe mjaft të mira dhe do të garojnë për vendin e dytë.

Sa janë shanset për kualifikim sipas jush?
E rëndësishme është që të kem lojtarët në formë. Juve nuk u intereson shumë gjendja e lojtarëve, por vetëm rezultati, ndërsa mua më intereson forma e tyre për momentin.

Kundërshtarët kanë histori të ndryshme…
Duhet ta shkruajmë ne historinë. Duhet të bëjmë çdo gjë për të fituar, duhet të bëjmë një luftë.

Do e kemi gati skuadrën në mars? Lojtarë si Roshi e Sadiku?
Uroj që t’i kemi gati të gjithë lojtarët, pasi do të jetë më e lehtë përgatitja e ndeshjeve.

Nëse do të kemi të gjithë lojtarët ku e shihni Shqipërinë?
Do e shihja duke luftuar me Islandën dhe Turqinë për vendin e dytë në grup, që na çon edhe në Europian.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej