Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Panucci: Nëse bëjmë diçka speciale kuaifikohemi

Nga Klodiana 0

Më 22 mars Shqipëria do të nisë eliminatoret e Europianit 2020 ku fillimisht do të përballet me Turqinë dhe 3 ditë më pas me Andorën. Trajneri i Kombëtares Christian Panucci, ka folur për shumë tema, duke nisur nga shanset që ekipi ka për kualifikimin.

 “Do i marim ndeshjet njëra pas tjetrës. Këtu kanë dalë jashtë realitetit, pasi në grup kemi 3 skuadra që janë të pozicionuara më lart se ne, Turqia, Islnada dhe Franca. Nëse bëjmë mirë dalim të tretët, nëse bëjmë diçka speciale dalim të dytët. Nëse jo, unë iki. Duhet të jeni të qetë dhe të përulur. 2016-ta i ka bërë keq dikujt.”

I pyetur nëse Shqipëria mund ta mposhtë kundërshtarin e parë që është Turqia, duke patur parasysh faktin se kuqezinjtë ndeshjen më të mirë në drejtimin e Panucci-t e kanë bërë pikërisht ndaj këtij kundërshtari trajneri përgjigjet:

 “Fitojmë me Turqinë, mundemi me Kosovën. Ky është shqetësimi im. Se kur djemtë kanë zjarrin ndezur, janë në gjendje të bëjnë shumë mirë. Unë jam i bindur se jemi në gjendje për të fituar ndeshjen. Turqia është një skuadër e fortë, me cilësi të madhe. Kanë ndryshuar trajnerin dhe si skuadër është më e fortë se ne, ndaj ne duhet të jemi më të fortë se ata për t’i mundur.”

Panucci pas Ligës së Kombëve deklaroi se do të ndryshonte mënyrën e lojës së Kombëtares, ndërsa në prag të këtyre eliminatoreve për këtë çështje u shpreh:

 “Nuk do të ndryshojmë shumë në sjellje, por mëyra e lojës do të jetë po ajo që kemi pasur. Kemi rikuperuar disa lojtarë. Do ta ndryshojmë diçka duke filluar nga Turqia. Do të luajmë 4-3-3, ose 3-5-2.”

Ndërkohë i pyetur për lojtarët që kanë refeuzuar Shqipërinë kohët e fundit duke iu referuar rastit Durmishaj trajneri deklaroi:

“Të shikojmë nëse Durmishaj do luajë me Greqinë. I respektoj edhe ata që kanë zgjedhur për të luajtur me kombëtare të tjera. Problemi është se njëherë thonë po, pastaj jo, pastaj të fikin celularin, pastaj të merr menaxheri të thotë është me pushime. Këta që bëjnë kështu nuk do të bëhen lojtarë të vërtetë.”

 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej