Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Panucci: Luajmë për fitore përballë Maqedonisë

Nga Klodiana 0

Trajneri i përfaqësueses shqiptare, Kristian Panuçi, ka dalë sot në konferencën e zakonshme për shtyp, një ditë para duelit të eliminatoreve të Botërorit ndaj Maqedonisë.

Në ndeshjen ndaj Maqedonisë do të futemi në fushë për fitore. Kemi respekt për kundërshtarin por në fushë do të zbresim për tre pikët.
 
Maqedonia ka një ekip të fortë, por ne jemi përgatitur për maksimumin. Kundërshtari ka lojtarë cilësorë, mes tyre Pandev, për të cilin do të ketë një mbrojte fikse, pasi është një lojtar shumë i mirë” tha ai.

Përsa i përket Sadikut, Panucci konfirmoi se është gati për ndeshjen përballë Maqedonisë, ndërsa nuk zbuloi asgjë nga formacioni që do të zbresë nesër në fushë.

Agolli: Jemi gati, përqendrim vetëm te ndeshja…
Ndërsa kapiteni kuqezi, Ansi Agolli deklaroi se gjendja e ekipit është e mirë dhe të gjithë janë gati për ndeshjen e nesërme në Strumicë.

Duke qenë se bëhet fjalë për rivalitet mes dy tifozerive, kapiteni bëri thirrje që ekipi të jetë i përqendruar vetëm në fushë dhe jo te ajo që do të ndodhë në shkallët e stadiumit.

Skuadra nuk duhet të bëjë asgjë më shumë sesa të përqendrohet të ndeshja, te loja jonë, të japim maksimumin për të marrë tre pikët. Cdo gjë tjetër ndikon negativisht lojën” deklaroi ai.

Duke u ndalur te gjesti i festimit të golit ndaj Lihteshteinit, Agolli tha se ishte gjithçka spontane, ndërsa  shtoi se “Të shënosh është një ndjesi mjaft e mirë, por nesër e rëndësishme është që të fitojë skuadra se një tjetër gol personal” përfundoi ai.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej