Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Panucci largohet nga kombëtarja? Ja çfarë thotë FSHF

Nga Klodiana 0

Ndërsa medie të ndryshem kanë aluduar për një largim të mundshëm të teknikut italian nga toli i kombëtares sonë, Federata Shqiptare e Futbollit ka shuar të gjithë zërat.

Me anë të një njoftimi për shtyp, institucioni i futbollit u ka dhënë fund të gjitha spekulimeve të mediave se është në kërkim të një trajneri të ri, ndërsa bën me dije se Panucci do të vazhdojë punën në krye të Kombëtares kuqezi deri në përfundim të eliminatoreve të Euro 2020 siç është përcaktuar edhe në kontratë.

“Nisur nga disa spekulime dhe lajme abuzive që kanë qarkulluar në disa media orët e fundit, Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron t’iu informojë se nuk është aspak e vërtetë që jemi në kërkim të një trajneri të ri për Kombëtaren Shqiptare të Futbollit. FSHF është duke punuar dhe bashkëpunuar maksimalisht me trajnerin Panucci për të arritur rezultate sa më të larta në kualifikueset për Kampionatin Europian 2020”, thuhet në njoftimin e plotë të FSHF-së.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej