Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Panucci: Federata gaboi me organizimin e konferencës për shtyp

Nga Media 0

Episod i pakëndshëm ndodhi gjatë intervistës për shtyp, direkt pas miqësores Ukrainë-Shqipëri 4-1. Trajneri Christian Panucci braktisi prononcimin për “Supersport”, i gjendur nën kritikat dhe vërshëllimat e tifozëve kuqezinj, tepër të pakënaqur me ecurinë e kombëtares në tri miqësoret e fundit.

Trajneri kuqezi ka kritika në këtë rast për FSHF-në, për mosorganizim të duhur, ndërsa mundohet t’u japë të drejtë tifozëve. Pyetjes se tifozët ju kundërshtojnë, si e sheh marrëdhënien me ta, Panucci i përgjigjet:

“Unë bëj punën time me shumë seriozitet, duke qenë i bindur se kam një skuadër të mirë. Konferenca për shtyp ishte e keqorganizuar, sepse ishte vendosur të zhvillohej para tifozëve, që me të drejtë ishin të zemëruar me mua. Profesionalisht, edhe ju të federatës keni gabuar, sepse nuk duhej ta dërgonit aty trajnerin. Duke parë që nuk ishin kushtet e duhura për të vijuar intervistën, u largova”.

http://fax.al/read/article/18108746/panucci-federata-gaboi-me-organizimin-e-konferences-per-shtyp

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej