Panik në Lojërat Olimpike, përplasje e tmerrshme e skiatorit rus (film)
Nga 13 Shkurt, 2018 18:450

Një skiator rus ka pësuar një përplasje të tmerrshme gjatë konkurrimit të tij në slalomin gjigant në Lojërat Olimpike Dimërore.
25-vjeçari Pavel Trikhichev fillimisht humbi kontrollin pas shpejtësisë së madhe duke u përplasur me një nga portat. Më pas humbi skinë e majtë dhe ç’ka është më e rëndësishme përfundoi duke u rrotulluar në drejt e në rrjetën mbrojtëse.
Përplasja nuk ishte pa pasoja pasi skiatori mbeti i shtrirë dhe i gjakosur në fytyrë, por fatmirësisht më pas u raportua se nuk ka pësuar dëmtim të rëndë.
Loading...