Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Paloka: Panucci arrogant dhe hakmarrës, ishte bërë si Edi Rama

Nga Media 0

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka e ka cilësuar ish-trajnerin e Kombëtares, Kristian Panuçisi arrogant dhe hakmarrës. Ai e krahason me kryeministrin Edi Rama, duke theksuar se ishte një milioner, i cili nuk po bënte asgjë për kombëtaren pavarsisht se merrte paratë për punën që nuk bënte.

Statusi në Facebook i Palokës:

Ishte bërë Panucci si Rama!  Një milioner që nuk bënte asnjë pune, vazhdonte të merrte lekët e shqiptarëve e vetëm bërtiste kundër të gjithëve. Arrogant dhe hakmarrës. Nuk pranonte asnjë faj po për çdo dështim të tij akuzonte të tjerët; një herë e kishin fajin lojtarët e herën tjetër gazetarët.

Ata që i thonin të vërtetat në sy, i hidhte në gjyq për shpifje. Çdo ndeshje e tij ishte një dështim dhe një “skandal” me vete, po ai nuk pranonte të jepte dorëheqje ; “ kam kontratë të firmosur e do qëndroj deri në fund te mandatit “, thoshte dhe ai.

Më në fund Panucin e shkarkuan dhe mbrëmë Kombëtarja, që kishte 10 ndeshje pa bërë asnjë gol, fitoi 3-0 … Panuci iku dhe Shqipëria fitoi. Atë e shkarkoi Federata, ja prishi kontratën.  Ramën do e shkarkojë populli… Rama VAFANCULO!

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej