Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Paloka: Kreut të Tatimeve në Dibër iu kap vëllai me drogë/ Tahiri: Kush e arrestoi? Ai s’ka vëlla

Nga Klodiana 0

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka deklaruar se është arrestuar nga policia vëllai i Drejtorit të Tatimeve në Dibër me 75 kg drogë. Ky fakt i shërbeu Palokës për të njollosur krerët e policisë në vend, por ngjalli edhe reagimin e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili shpejtoi të thoshte se Dionis Imeraj nuk kishte vëlla.

Islam Imeraj, vëllai i Dionis Imeraj drejtorit të Tatimeve në Dibër është kapur me 75 kg vëllai i shefit të Tatimeve. Vëllezërit e shefit të komisariatit të Dibrës dhe atij të Tatimeve kanë dalë të shesin mallin e vëllezërve ne polici. Vëllezërit vijonë të mbajnë poste se kanë bërë shërbimin”,- tha Paloka.

Tahiri shtoi: “Nuk kam gjë më të madhe për të thënë. Nuk e di lajmin, policia arreston shumë. Nëse është siç thoni ju më vjen mirë që ka vëlla”.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>