Ka than' i moçmi: 

“Shqiptarët kur i lë treni, kurrë nuk thonë u vonuam, por na iku".
                                                                                        -Faik Konica

Paloka: Arta Marku u zgjodh kryeprokurore për të mbyllur dosjet e ministrave

Nga Media 0

Nënkryetari demokrat Edi Paloka deklaron se. Kryeprokurorja Arta Marku u zgjodh për të mbyllur dosjet e ministrave.

Në një status në Facebook, Paloka shkruan:

A i ka zhdukur PPP-ja e Ramës në Prokurori dosjet e ministrave dhe kryebashkiakëve socialistë?

Gjatë raportimit të Markut në komisionin e ligjeve, pyetja e parë që unë i drejtova ishte : “A keni dijeni ju ne se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka patur në hetim dhe përgjim ministra, deputetë dhe funksionare të PS? Çfarë është bërë me ato dosje?”

Përgjigja edhe për këtë pyetje si për gjithë të tjerat ishte “NUK E DI”. Pra ajo që u vu prej Ramës , në kundërshtim me Kushtetutën, në krye të Prokurorisë së Përgjithshme e që u akuzua që ditën e parë nga opozita se po dërgohej aty pikërisht për të mbyllur dosjet e ministrave socialistë, “nuk e dinte” nëse kishte dosje të hapura për ministra socialiste…!!!

Po mbasi u pyet në komisionin e ligjeve, a u interesua të dijë?  Dje është akuzuar direkt nga lideri i opozitës se bashkë me të emeruarën e saj në Prokurorinë e Krimeve të Rënda i kanë zhdukur këto dosje! Do përgjigjet PPP-ja apo ajo vetëm firmën vë aty ku i tregojne shenjën?

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej