Ka than' i moçmi: 

 "Kurrë nuk kemi të drejtë të quhemi komb i qytetëruar, sado që të mësojmë gjuhë të huaja, sepse kombi nuk qytetërohet vetëm me mësimin e gjuhëve të huaja, por me mësimin e gjuhës së vet.”

                                                                                        -Filip Shiroka

Pagat e pedagogëve, Rama: Universitetet probleme me veten

Nga Klodiana 0

Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë për vonesat e pagave të pedagogëve.

Gjatë një takimi me Senatin e Universitetit të Tiranës, Rama sqaroi se kjo situatë erdhi si rrjedhojë e përplasjeve mes ministrisë së Arsimit dhe Financave, lidhur me trashëgueshmërinë e fondit të pakunshtëzuar.

“Problemi themelor që ka universiteti sot është me vetveten, as me qeverinë dhe as me ligjin. Sot universiteti ka një autonomi të zgjeruar. Dhe debati është ser çfarë do të bëjë qeveria më shumë. Vonesa e pagave është një shembull shumë i qartë i faktit se reforma është sfidë, edhe për ne që e kemi udhëhequr dhe kthyer në legjislacion.

Pse? Sepse na ka vonuar ne si qeveri një debat midis Ministrisë së Arsimit dhe Financave, për trashëgiminë e grantit të pakushtëzuar. Ministria e Arsimit me të drejtë këmbëngul që granti të administrohet nga Universiteti, Ministria e Financave këmbëngul që çdo vit duhet një aprovim i MF për trashëgueshmërinë. Dhe u deshën disa ditë për të hapur rrugën e zgjidhjes. Dhe rruga është, fondet e universitetit trashëgohen dhe nuk varen nga vullneti i MF”, u shpreh Rama.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej