Ka than' i moçmi: 

Njeriu i lig i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda akoma më i zi”.

                          -Sami Frashëri

Paçaja e nanës, tava çame, ku lë thonjtë

Nga 27-shi 0

Bëhet fjalë për një gatim që është karakteristik për shtëpinë tonë dhe natyrisht që e ka origjinën andej nga i kemi rrënjët. Është një tavë që rrëfen kamje, sepse përdoret mish në një sasi të konsiderueshme për një familje që kërkon të shtyjë javën.

Në kohët e vështirësisë, të racionimit, pra të shokut Enver këtë tavë e bënim me plënc, madje më kujtohet që baba më thoshte që “kështu e ka fisin, me plënc”.

Në fakt, mua, njerëzve të shtëpisë, madje edhe Ivës na pëlqen shumë më tepër me mish. E kam provuar këto kohë edhe me plënc dhe prapë del shumë e mirë, por plënci ka një shije më të fortë, ani se uthulla e bën edhe atë me fol me vete.

Pas kësaj pjate mos planifikoni takime galante apo më keq akoma ndonjë projekt dashurie, sepse hudhra bën të veten.

Për ta mësuar si bëhet kjo pjatë tipike çame kliko në: http://rozmarina.al/pacaja-e-nanes-eshte-tava-me-mish-qe-le-thonjte-iva/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej