Ka than' i moçmi: 

"Është virtyt që njeriu të shohë dhe të njohë të metat e tij."

- Mit'hat Frashëri

OSHEE: 40,7 mld lekë arkëtime nga energjia

Nga Skenderi 0

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) publikoi treguesit kryesorë të aktivitetit 8- mujor (janar-gusht 2016).

Treguesi i humbjeve ka pësuar ulje të ndjeshme në 28.1% për këtë periudhë të vitit. Operatori i Shpërndarjes ka mundur të grumbullojë nga arkëtimet për furnizimin me energji elektrike shumën prej 40,7 miliardë lekësh prej të cilave 2,6 miliardë lekë janë nga aktmarrëveshjet ndërsa 38,1 miliardë lekë nga faturat.

Gjatë këtij 8-mujori janë kryer 21,342 lidhje të reja të energjisë elektrike ku kryesojnë me këtë tregues Tirana, Durrësi, Fieri dhe Shkodra.

Ndërkaq, rezulton të jenë instaluar në total një numër prej 51,283 matësish të energjisë elektrike ndërsa gjatë gjithë vitit të kaluar ishin instaluar 34,034 matës.

Gjatë 8-muajve të këtij viti janë nënshkruar 50,613 aktmarrëveshje të reja prej të cilave 46,238 i takojnë abonentëve familjarë ndërsa 4,375 të tilla me abonentët biznes. Totali i aktmarrëveshjeve të lidhura nga dhjetori 2014 deri në gusht 2016 ka arritur në 442,113.

/monitor.al/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej