Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Opozita proteston para Kuvendit, policia zbrakon në terren (live)

Nga Media 0

Pas protestës masive të 16 shkurtit opozita rikthehet në tubim. Opozita do të protestojë sot para Kuvendit. Një ditë më parë deputetët e opozitës firmosën formularin për lënien e mandateve parlamentare.

Qytetarë nga e gjithë Shqipëria janë nisur drejt Tiranës ndërsa mbi 1000 forca policie do të angazhohen në mbarëvajtjen e kësaj proteste.

Në shumë prej qarqeve të vendit numrat janë të njëjtë me ata që ishin të pranishëm në protestën e 16 Shkurtit, edhe pse sipas drejtuesve të PD-së mbi qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve të transportit ka pasur presione. Ky ka qenë denoncimi i bërë nga kreu i PD-së në Shkodër Xhevdet Amuli.

Kufizime për qarkullimin rrugor do të ketë tek “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht në bulevardin “Zhan Dark”.

Autobusët, ashtu si protestën e shkuar, nuk do të lejohen në qytet.

Të ardhurit nga veriu do ndalojnë tek “Asllan Rusi”, kurse të ardhurit nga Jugut tek Ekonomiku.

blob:http://www.oranews.tv/452f4b1d-54ce-4b5c-ab9a-5ab786bae7e9

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej