Ka than' i moçmi: 

“Gjysmë mjeku-vdes njerëzia, gjysmë idealisti-nuk bëhet Shqipëria”.

                                     -Fan Noli

Opozita greke i kërkon Tsipras informacion për marrëveshjen me Shqipërinë, po e jona, Ramës?

Nga Media 0

Sipas raportimeve të mediave greke marrëveshja mes Shqipërisë dhe Greqisë është në favor të fqinjit tonë, por opozita greke kërkon më shumë transparencë nga qeveria dhe kryeministri Alexis Tsipras.

Demokracia e Re, partia kryesore e opozitës, ka reaguar përmes një deklarate për këtë çështje, duke e akuzuar ministrin Kotzias dhe kryeministrin Tsipras për bisedime sekrete me Shqipërinë.

“Diplomacia sekrete e Tsipras dhe Kotzias ka rezultuar në dëm kombëtar me marrëveshjen e Shkupit. Tani, njerëzit mësojnë të habitur për një marrëveshje të ngjashme që po diskutohet me Shqipërinë. Ne i kërkojmë Kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm të informojnë menjëherë Parlamentin për çfarë negociojnë në fshehtësi me Tiranën”,  thuhet në njoftimin e Demokracisë së Re.

Ndërsa në Tiranë diskutohet kjo marrëveshje sekrete, opozita jonë nuk ka kërkuar llogaridhënie nga qeveria që të informojë përmbajtje e këtyre bisedimeve.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej