Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Operacioni “Godull”/ Arrestohen 5 persona, sekuestrohen 8000 bimë narkotike dhe 4 armë

Nga Ejona 0

5 persona janë arrestuar si dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim për akuzat: “Kultivim i bimëve narkotike kryer në bashkëpunim”, “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Sipas njoftimit të policisë gjatë operacionit të koduar “Godull 2019”, të zhvilluar në njësinë administrative Fushë Kuqe në Kurbin, u gjetën dhe sekuestruan kubikë të porsa mbjellë me fara kanabisi, si dhe sende të tjera që do të shërbenin për kultivim të bimëve narkotike.

Gjatë operacionit janë sekuestruar gjithashtu edhe 4 armë zjarri një sasi e konsiderueshme municioni luftarak si dhe mjete të tjera që trafikantët përdornin.

Njoftimi i plotë i policisë:

Kurbin-Mega operacioni i koduar “Godull 2019”, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Operacioni  nga Komisariati i Policisë Kurbin,  Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, Forca e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit dhe FNSH-ja.

Sekuestrohen armë zjarri e municione luftarake, kubikë të porsa mbjellë me kanabis dhe lëndë narkotike kokainë.  5 persona në pranga dhe 2 në kërkim.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Planin e Veprimit, për marrjen e masave për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, duke ushtruar kontroll periodik të territorit, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për disa shtetas që përgatiteshin për të kultivuar bimë narkotike në zonën e quajtur Godull, është organizuar dhe zhvilluar operacioni i koduar “Godull 2019”.

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– B. Sh., 39 vjeç, banues në Mamurras

– K. K., 59 vjeç, banues në Fushë Krujë

– K. Sh., 34 vjeç, banues në Mamurras

– Gj. N., 34 vjeç, banues në Lezhë

– V. Z., 41 vjeçe, banuese në Kurbin

Gjithashtu u shpallën në kërkim dy persona që po punohet intensivisht për kapjen e tyre.

Gjatë operacionit në territor në Godull Adriatik, në Njësinë Administrative Fushë Kuqe në Kurbin, u evidentuan kubikë të porsa mbjellë me fara kanabisi, si dhe sende të tjera që do të shërbenin për kultivim të bimëve narkotike.

Më cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

-8000 kubikë ku ishin mbjellë fara kanabis sativa

– 5 doza të dyshuara lëndë e fortë narkotike kokainë

– 2 armë zjarri “pistoleta”

– 1 armë zjarri automatik

– 1 armë gjahu “shotgun”

–  680 fishekë , dylbi e thikë

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të proceduar u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim”,  “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”,  “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

 

 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej