Ka than' i moçmi: 

"Çlirim i një populli nuk do të thotë liri e tij duke skllavëruar një tjetër."

Faik Konica

Operacioni fshesa/ Greqia kthen 10 mijë e 129 shqiptarë

Nga Media 0

Vetëm për muajin janar të këtij viti, janë kthyer në pikat kufitare greke, 503 shtetas shqiptarë.

Mund të konsiderohet pa hezitim operacioni “fshesa”, sepse 10.129 shqiptarë janë dëbuar nga Greqia gjatë vitit 2016. Ndërkohë që 2017 ka nisur me kthimin e emigrantëve shqiptarë nga Greqia, për shkak të përplasjeve politike mes Tiranës dhe Athinës. Përgjatë një muajit të këtij vitit, pra janar 2017,  janë kthyer 503 shtetas shqiptarë në pikat kufitare me Greqinë.

Pak javë më parë një tjetër valë kthimesh nga Greqia përfshiu pikat kufitare në Kakavijë dhe Kapshticë. Sa herë ngrihen tonet politike të Tiranës zyrtare për çështje të pazgjidhura mes dy vendeve, politika e Athinës ndëshkon me valë kthimesh të emigrantëve shqiptarë.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej