Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

OMN/ SPAK, mbërrijnë në Tiranë prokurorë e gjyqtarë të SHBA-BE

Nga Media 0

Nisin ethet në kampin e drejtësisë dhe politikës/ Ekspertët amerikanë sjellin me vete, pajisje të reja dhe nisin trajnimet për anëtarët e Byrosë së Hetimit.

Operacioni i Monitorimit Ndërkombëtar (OMN) nis nesër punën për zbatimin e vetting-ut. Eskpertët që do të jenë pjesë e këtij komisioni, kanë mbërritur tashmë në Tiranë dhe janë gati që nesër të nisin punën për zbatimin e vetting-ut. Puna e tyre nis me informacionin e deritanishëm që nga deklarimi i të dhënave për kandidatët për organet e reja të vetting-ut. ILDKPI do të informojë nesër anëtarët e OMN-së mbi bilancin e vetëdeklarimeve, bashkë me institucionet e tjera, më pas do nisë një verifikim i imtësishëm i të gjitha deklaratave. Më tej OMN do mbikëqyrë procesin e përzgjedhjes së kandidaturave për KLGJ e KLP dhe organeve të vetting-ut. Puna më e rëndësishme do të jetë pasi të nisë funksionimin Komisioni i Kualifikimit. OMN do ketë rol mbikëqyrës, por do të japë dhe opinione dhe të dhëna për çdo gjyqtar e prokuror.

Anëtarët e OMN-së, vijnë nga vende si Spanja, Italia, Gjermania e Holanda, si dhe nga SHBA. Ata do të vendosen pranë institucionit të Avokatit të Popullit. Ndërkohë mësohet se Igli Totozani ka bërë gati zyrat dhe godinën, ku do të qëndrojnë ata. Në krye të OMN-së është zgjedhur drejtorja për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Zgjerimit të Komisionit Europian, Genoveva Ruiz-Calavera.

SPAK/ Ekspertët amerikanë brenda javës në Tiranë

Pas mbërritjes së trupës së OMN, në Tiranë pritet të mbërrijnë gjyqtarë e prokurorë amerikanë, të cilët do të asistojnë në ngritjen e SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit. Disa prej tyre kanë mbërritur në Tiranë dhe kanë nisur punën me përgatitjen e terrenit për të vazhduar misionin e tyre, kapjen e zyrtarëve të korruptuar. Pas ngritjes së KLGJ dhe KLP do nisë menjëherë ngritja e SPAK. Gjithë puna e ekspertëve amerikanë  bazohet në marrëveshjen e arritur me ambasadën e SHBA, ku amerikanëve u jepet askes i plotë të asistojnë në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit. Ekspertët amerikanë kanë sjellë me vete, pajisje të reja dhe do nisin trajnimet për anëtarët e Byrosë së Hetimit.

Drejtësia dhe politika në Shqipëri duhet të nisë të dridhet. SHBA e BE, duket se kësaj radhe e kanë seriozisht betejën me korrupsionin në radhët e politikës dhe drejtësisë në Shqipëri.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej