Ka than' i moçmi: 

“Gjysmë mjeku-vdes njerëzia, gjysmë idealisti-nuk bëhet Shqipëria”.

                                     -Fan Noli

Olsi Rama kërkoi titullin e 2016-ës, përgjigjet FSHF: Ja kush e merr vendimin

Nga Klodiana 0

Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shullku ka deklaruar se çështjen e titullit të vitit 2016 do ta vendosin organet e FSHF-së. Ai ka konfirmuar kërkesën e bërë nga klubi Partizani dhe ka theksuar edhe njëherë se Skënderbeu e fitoi në fushë atë trofe. Megjithatë, la të hapur mundësinë që të kuqtë ta marrin atë titull.

“Partizani ka sjellë një kërkesë, mendoj se do ta shqyrtojnë komisionet përkatëse, nëse i takon ai titull apo jo. Siç e dini titullin e ka marrë Skënderbeu, por ka marrë një penalitet nga komisionet e UEFA-s dhe mendoj se komisonet e FSHF-së do të marrin një vendim që i takon apo jo ky titull Partizanit, apo do të ngelet vakant.

Mendoj se do të ketë një vendim. Kthimi i titullit e ka një afat. Përveç shkresës zyrtare që ka nisur Partizani, që nuk i kemi kthyer përgjigje, ne po presim që komisioni ta shqyrtojë dhe të marrim një vendim.

A do ta shqyrtojnë Komisionet e federatës apo të UEFA-s? Komisionet e FSHF-së do ta shqyrtojnë, ato të UEFA-s nuk kanë lidhje…”, deklaroi Shulku për “Ora News”.

http://www.panorama.com.al/sport/olsi-rama-kerkoi-titullin-e-2016-es-pergjigjet-fshf-ja-kush-e-merr-vendimin/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej