Ka than' i moçmi: 

"Sod nuk don me dijt kush si je, po si dukesh e si paraqitesh."

- Anton Harapi

OKB i kërkon qeverisë Rama të hapë dosjet e Sigurimit të Shtetit

Nga Luljeta 1

Nënkomisionerja e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Kate Gilmore: Tregoni historinë e së shkuarës që të mbroheni nga përsëritja e po atyre gabimeve në të ardhmen

Nënkomisionerja e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Kate Gilmore i kërkoi qeverisë shqiptare të veprojë sa më shpejt për të konkretizuar hapjen e dosjeve të komunizimit. Në një intervistë për Top-Channel, Gilmore thekson se e shkuara e dhunshme e Shqipërisë duhet të zbardhet  dhe se duhet guxim nga qeveria që të marrë hapat e duhur për hapjen e dosjeve.

glimore-dosjet“Jemi një çerek shekulli pas vitit 90 dhe shohim një Shqipëri të transformuar në mënyrë të thellë por një vend, rrugëtimi it ë cilit nuk ka përfunduar ende veçanërisht sa i përket të drejtave të njeriut. Ka ende të zhdukur nga ajo periudhë tiranie e komunizimit ndaj dhe ne i kërkuam qeverisë të jetë e guximshme të tregojë historinë e plotë të së shkuarës në mënyrë që të mbrohemi nga përsëritja e po atyre gabimeve në të ardhmen”, tha nënkomisionerja e OKB-së për hapjen e dosjeve në Shqipëri.

Ligji për hapjen e dosjeve është miratuar gati dy vite më parë, por ende nuk është konkretizuar procesi i hapjes së dosjeve. Në mënyrë të qëllimshme, Komisioni i Ligjeve po mban peng zgjedhjen e komisionerëve për institucionin që do të mundësojë hapjen e  dosjeve, Autoritetin për Informim mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit.

Ligji parashikon pastrimin e rradhëve të politikës nga ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit, ish-funksionarët e regjimit komunist dhe drejtues të niveleve të ndryshme të partisë shtet, PPSH.

Nga neni përkatës në ligjin për hapjen e dosjeve mund të rrezikojnë karrierën disa politikanë në dy krahët, nga mazhoranca, por edhe nga opozita. Duket se kjo është marrëveshja që i bashkon dy palët dhe që mban peng hapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit.

dosjet

Komente (1)

  1. Punët me penis e vagina që hapi Rilindja (ripjellja) në Shqipëri
    https://www.youtube.com/watch?v=CxK6e4U88OM
    Çfarë të shokon në fenomenin Shukriu është konfidenca deri në rutinë gjatë abuzimit seksual me detyrën, element ky që ndriçon faktin e dhimbshëm se rasti Shukriu jo vetëm që s’është aksidental, por mëse i konsoliduar (e madje i trainuar) në administratën shtetërore shqiptare. Por jo vetëm kaq, imagjinoni kur e bëri Shukriu në një zonë të prapambetur e konservatore si Dibra, po në Tiranë çfarë ndodh?!

    Çdo kush sot e di se mund të përgjohet e xhirohet nga celularët, natyrisht edhe Shukriu e dinte, e megjithatë ai veproi jo vetëm i “pakujdesshëm” në këtë aspekt, por edhe fare moskokëçarës – syri tërt s’i bënte Shukriut. Pse? – shtohet pyetja. Pse kaq “trim” Shukriu, pse kaq i bindur se s’do i hynte gjëmb në këmbë? Kush e mbronte Shukriun? Kush ja siguronte/garantonte qetësinë deri në marrëzi?

    Përgjigja është e thjesht – dikush atje lart e garanton Shukriun, jo dyshime për këtë. Shukriu është pjese e “sistemit” me “tutor e mish të bardhë”, e sistemit që “jep e merr” çdo gjë nën-dorë, nga paratë e pista tek seksi i tillë.
    Edhe Shukriu për vete paguan dikë atje lart, siç ka paguar edhe para se të marrë detyrën shtetërore. Njëlloj si ajo femra fatkeqe e videos që paguajti me seks punën që i ofroi Shukriu. Deri tani ne kemi parë vetëm Shukriun tutor, por njëkohësisht ai është edhe prostitutë për dikë atje lart…, ndoshta për Metën, bajrakatarin e sotëm të Dibrës. Shukriun e “shkretë” e morri në qafë morali që predikon “bajraktari”…

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej