Ka than' i moçmi: 

"Besa, pra, mund të ketë shumë në këtë botë, atdheu është vetëm një."

- Çajupi

OKB: 5000 emigrantë të mbytur në përpjekje për të mbërritur në Europë këtë vit

Nga Klodiana 0

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka bërë të ditur numri i emigrantëve pa dokumenta që humbën jetën në përpjekje për të hyrë në Europë nëpërmjet Mesdheut ka arritur në 5000.

Statistikat e fundit të nxjerra nga agjencia e refugjatëve të OKB-së, raportojnë edhe për 100 të tjerë të mbytur pasi u nisën për në Itali me gomone. Viktimat janë shkaktuar për shkak të motit të keq, mbingarkesës së anijeve, ose për shkak të defekteve, tha një zëdhënës i OKB-së.

Zëdhënësi William Spindler tha se numri i vdekjeve ishte alarmues, dhe praktikat e kontrabandistëve për të dërguar mijëra emigrantë në të njëjtën kohë, e bën më të vështirë punën e ekipeve të shpëtimit për t’i shpëtuar të gjithë. Rreth 36 mijë emigrantë hynë në Europë nga deti këtë vit, me shumicën e tyre që mbërrijnë në Itali dhe Greqi, tha Organizata e Emigracionit IOM.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej