Ka than' i moçmi: 

“Shqiptarët nuk ndahen në të krishterë e në muhamedanë, po ndahen në dy anë: Ana e kombëtarëve, në të cilën ka shqiptarë nga të gjitha besimet, dhe ana e zuzarëve”.

                                    -Faik Konica

Ofendoi tifozët e Partizanit, ja dënimi që merr Elis Bakaj

Nga Klodiana 0

Komisioni i Disiplinës ka publikuar ditën e sotme, vendimet e datës 21.02.2018, në lidhje me parregullsitë e kësaj jave futbollistike që lamë pas. Partizani është dënuar me gjobë 100.000 lekë, për sjellje të gabuar të spektatorëve.

Gjithashtu, edhe Tirana, për parullat e shpalosura në ndeshjen kundër Bylisit, dënohet që për ndeshjen ndaj Apolonisë ta zhvillojë pa pjesëmarrjen e grupit të spektatorëve. Nuk i ka shpëtuar pezullimit as Bakaj, që është dënuar me 2 ndeshje. Më poshtë, të gjitha vendimet.

VENDIMET

  1. F.K “Partizani”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke përdorur fjalë fyese dhe hedhur sende brenda rrethimit të lojës, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) Lek

 

  1. Lojtari i K.F “Kukësi”, Elis Bakaj, për provokim të publikut me fjalë dhe xheste ofenduese, në bazë të nenit 53 të KDS, dënohet me pezullim nga gara për 2 (dy) ndeshje dhe gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) Lek.

 

  1. KF “Tirana”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke shpalosur parulla në ndeshjes kundër K.F “Bylis” të datës 18.02.2018, në bazë të nenit 66/2 dhe 66/3.a) të KDS, dënohet me zhvillimin e ndeshjes së rradhës kundër KF “Apollonia” pa pjesëmarrjen e grupit të tyre të spektatorëve.

 

  1. Lojtari i KF “Tomorri”,Aristotel Koleci, për goditje me grusht ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1.e) të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

 

  1. Lojtari i KF “Apollonia”,Aldo Llambro, për goditje me grusht ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1/e) të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

 

  1. Lojtari i KF “Turbina” Eyoh Effion Ekemini, për goditje me shkelm ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1.e) të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

 

  1. Zyrtar i i K.F “Shkumbini”, Astrit Isai, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes dhe mos respektim të Vendimit të Komisionit të Disiplinës, në bazë të nenit 49/2/a) dhe 49/3 të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktivitetet dhe 100.000 (njëqindmijë) Lek gjobë. Në zbatim të nenit 136/1/a) të KDS gjoba të ekzekutohet në masën 50%. Në zbatim të nenit 20 të KDS Zyrtarit Astrit Isai i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes, stoli i rezervave dhe territori përreth fushës së lojës.

 

  1. KF “Naftëtari”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 66/3/a) të KDS, dënohet me zhvillimin e 1 (një) ndeshje pa spektatorë.

 

  1. KF “Butrinti”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke ofenduar në mënyrë të përsëritur me fjalë fyese e duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të lojës, në bazë të nenit 66/3/b) të KDS, dënohet zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë.

 

  1. Lojtari i KS “Kastrioti” U-17, Florian Hidri, për prostesta me fjalë ofenduese ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 56/1.a) të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti dhe gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lek. Në aplikim të Nenit 136 të KDS, gjoba paguhet në masën 3%.

 

  1. Lojtari i KS “Kastrioti” U-17, Andi Doku, për prostesta me fjalë ofenduese ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 56/1.a) të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti dhe gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lek. Në aplikim të Nenit 136 të KDS, gjoba paguhet në masën 3%.

 

  1. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF “Domosdova”,Erjon Duka dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Erjon Duka vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.

 

  1. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF “Delvina”,Ardian Xhibro dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Ardian Xhibro vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.
Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej