Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Oda Dibrane, një vazhdimësi e traditës dhe folklorit tonë të pasur (video+foto)

Nga Ejona 0

Oda Dibrane ka hapur dyert e saj për artistët e ardhur nga të gjitha trevat e Shqipërisë, Kosovës, Gostivarit, Rekës dhe Malit të Zi.

odaaaaaNë këtë eveniment të 22-të mbarëkombëtar artistët dibranë me artin e tyre burimor si këngët, vallet dhe ritet e krahinave nga vijnë japin një frymëzim dhe gjallëri të jashtëzakonshme.

Ky festival është një mundësi shumë e mirë që u ofrohet të gjithë artistëve në mbarë Shqiptarinë për të shpalosur vlerat e tyre artistike dhe vlerat e kombit tonë.

Sivjet, për performancën më të mirë në këtë festival juria vlerësoi grupin folklorik të Prizrenit.

oda4

Oda Dibrane në gjuhën popullore simbolizon dhomën e pritjes së mikut. Ajo është simbol i vatrës së besës e bujarisë, qëndresës e trimërisë shqiptare, ku bëheshin kuvende,ceremoni në raste gëzimesh e fatkeqësish, ku shpalosej mençuria dhe urtësia e këtij populli.
oda14Oda ka shërbyer ndërkohë edhe si vendi ku thureshin e merrnin udhë këngët e bukura epike e lirike, ku festohej e gëzohej, ku kumbonte kënga apo niste gjëma, ku pritej e përcillej miku i shtëpisë, ku përdoreshin fjalë të urta dhe dialogu alegorik.

Në këtë “Odë”, fjala kishte peshë shumë të rëndë. Jo më kot thuhej se: kur të shkosh në “Odën e Dibrës” duhet të marrësh me vete “një metër, një kandar dhe një thikë me dy presa”.

oddd

odaaa

od

odaaaaa

oda14

oda13 oda12

oda11 oda10

oda9 oda8

oda5

oda4

oda3

oda2

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>