Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

O pasagjer autobusi që i shfryhesh fatorinos…

Nga Media 0

Nga Alma Nikolli
Ti që po i lexon, mund t’i lexosh në mëngjes këto rreshta, por momenti kur po i shkruaj unë është pak i vonë. Ajo që dua të them është se sado herët gjatë ditës të ketë ndodhur një “ngjarje” që më bën përshtypje, para se të fle më vjen gjithnjë sërish ndërmend.
Habitem dhe nervozohem se si banorët e Tiranës të acaruar u bërtasin fatorinove e shoferëve të autobusëve. Jo po ndiz kondicionerin, jo po kemi pritur katër orë në stacion, jo po ju raftë pika!
Mirë o gra dhe burra të rebeluar të këtij vendi, po më të dobëtit gjetët t’i bëni cubin? Atij gjetët t’ia shfryni dufin ditor të absurditeteve?
Duket si ai rregulli: Shefi i bërtet punonjësit, punonjësi-gruas, gruaja-fëmijës, e vogëlushi-maces.
Sot, revoltën që dëgjova unë e bënë dy gra. Njëra me të drejtë ishte mërzitur se kishte pritur 30 minuta në stacion. Bashkë me dy vajzat e saj. Njëra pak e vogël, e tjetra shumë e vogël. Nerv e vrer në drejtim të fatorinos, a thua ti se ai i shkreti ishte kryetar bashkie.
Kurse tjetra bërtiste dhe i thoshte fatorinos “Ec vazhdo po të them”, ngaqë prej 25 minutash po priste në stacion autobusin. Do  shkonte në spital. Edhe për vonesën fajësonte fatorinon.  Për trafikun e Tiranës, ai kishte faj, edhe për xhamat e palarë. “Ju vraftë Zoti”, bërtiste. “Kemi halle ne, po këta s’e vrasin mendjen”, kërkonte të bindt’te bashkëhallexhinjtë…
“Ça bëri fatorino gjatë kësaj kohe”, po mendoni?
Hiçgjë diskriminuese ndaj grave. Me qetësi dhe duke u mbajtur ku të mundte, merrte e jepte qindarka. E me vete mendonte: faji është tjetërkund. Kur ia thashë unë me zë se faji është diku tjetër, diku ku ai nuk kishte si të ishte, se ishte aty me ne…qeshi pak.
Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej