Ka than' i moçmi: 

"Sod nuk don me dijt kush si je, po si dukesh e si paraqitesh."

- Anton Harapi

“O çeçen”! Për shqiptarët e futbollit ky tani është kompliment

Nga 27-shi 0

Shqiptarët, të cilët prej 25 vjetësh e kanë pasur të nevojshme të emigrojnë, i kanë cilësuar shumë vende si “tokë e premtuar”. Së fundi edhe ata të futbollit e kanë gjetur një, për të arritur kulmin e karierës. Ajo është Çeçenia. Për Odise Roshin dhe Bekim Balajn, Terek Grozni, skuadra e kryeqytetit çeçen, ishte mundësia më e mirë për të lënë gjurmë në një kampionat elitar të Europës, siç është ai rus.

Të dy futbollistët e Kombëtares tonë janë kthyer në të domosdoshëm, duke e ndihmuar skuadrën të zhvillojë një kampionat të jashtëzakonshëm, ndërkohë që pas 18 javësh të zhvilluara, Terek rreshtohet në vendin e katërt në tabelën e klasifikimit, në zonën europiane. Tashmë është pothuajse e sigurtë, që në janar, skuadrës çeçene do t’i bashkohet edhe një shqiptar tjetër, Bernard Berisha, kampion me Skënderbeun dhe aktualisht lojtar i përfaqësueses së Kosovës. Berisha transferohet nga një tjetër skuadër e kampionatit rus, Anzhi, ku edhe ka spikatur me paraqitjet e tij. Pra për shqiptarët e futbollit… “o çeçen”, nuk ka se si të konsiderohet epitet përbuzës.

 

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej