Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

Nxënësit e komunitetit Rom dhe Egjiptian në Elbasan protestojnë për mosmarrjen e librave

Nga Skenderi 0

Shkolla ka afro tre javë që ka filluar dhe nxënës të komunitetit Rom dhe Egjiptian në Elbasan nuk janë pajisur ende me libra, edhe pse duhej që të kishin marrë falas tashmë

Nxënësit të cilët ndjekin shkollën e mesme profesionale ” Ali Myftiu ” në Elbasan bashkë me prindërit e tyre dhe aktivistët e “Lëvizjes Rinore Egjiptiane & Rome” protestuan jashtë ambjenteve të shkollës për problemin e marrjes së teksteve shkollore falas.

Menjëherë pati reagim nga drejtoresha e kësaj shkolle,  Refiko Lushnjani e cila  pohoi se çështja do të marrë zgjidhje ditën e hënë.  Ajo pranoi se shkolla do tu sigurojë tekstet falas për nxënesit e komunitetit Rom dhe Egjiptian duke i blerë nga fondi i saj dhe më pas do rimbursohet nga Ministria.

Pas librave, prindërit dhe nxëmësit Rom do kërkojnë bursën, e cila u takon ta përfitojnë sipas VKM-së.

Në këtë shkollë ndjikin studimet rresh 50 fëmijë të komunitetit Rom.

14522754_1771163216484316_4525719206512860712_n

egji

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej