Ka than' i moçmi: 

“Gjysmë mjeku-vdes njerëzia, gjysmë idealisti-nuk bëhet Shqipëria”.

                                     -Fan Noli

Numri 7 i Realit: Jam i guximshëm, ëndërroj Spanjën

Nga Klodiana 0

Më 29 gusht, 2 ditë para se të mbyllej merkato, duke parë se zotërorinin 35% të kartonit të tij Real Madrid bleu nga Lyon sulmuesin Mariano, për të cilin shpenzuan 23mln euro.

Futbollisti 25-vjeçar nga Republika Dominikane së fundmi ka dhënë një intervistë për mediat spanjolle ku ka folur për aventurën e re si dhe mundësinë për të përfaqësuar “La Roha-n”.

Kur u pyet nga gazetari, nëse e ka parë Spanjën në kompeticionin e UEFA Nations League, Mariano tha: “Po, e pashë atë dhe sigurisht unë ëndërroj një ftesë nga Luis Enrique”.

Gjithashtu, sulmuesi ka folur edhe për momentin kur ka marrë numrin shtatë, që para transferimit te Juventus, e mbante Cristiano Ronaldo. 25-vjeçari po e shijon këtë moment, por këmbëngul se nuk është i frikësuar nga presioni që ka mbi supe.

“Është një presion për të mbajtur këtë numër, disa të tjerët më kanë thënë se unë nuk duhet ta kisha zgjedhur, por unë jam treguar i guximshëm.

Ishte një numër që ishte i lirë dhe për mua është një numër që më pëlqen. Është një sfidë personale dhe jam i lumtur të vësh numrin që është veshur nga shumë yje, si Amancio Amaro, Juanito, Emilio Butragueno, Raul dhe Cristiano Ronaldo.”

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej