Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Nuk të duan Migjeni im, nuk të duan kur ka kuvend…ta shtyje ditëlindjen

Nga Media 0

Nga Ardit Çela

Migjen, vlla i dashur, mik i shtrenjtë i zemrës sime. S’të kam vlla as prej gjakut të babës e as prej gjakut të nënë, të kam vlla prej gjakut të arsyes, pastërtisë, vuajtjes dhe të ftohtit…

Sa herë ta kam lexuar një faqe e kam qarë, por ti je vlla , vlla i gjakut të mjerimit, ti ke ditur që në faqen tjetër të më bësh të qesh.. Të qesh vakët, por të qesh, se të qeshurat e ne mjeranëve të ngjisin mirë, si këmbët e zbathura mbi baltë…

Sot kisha shkruar dy poezi për ty, dy të thjeshta e të thella, sigurisht ashtu si ti jo, por deri diku. Pse nuk i shkruaj këtu? Po i kam dy arsye, të mëdha sa barku i atij që ankohet se s’ka.. Unë e ti është marre të ankohemi, fundja ne nuk dimë të ankohemi për veten.
Siç të thashë kam dy arsye. E para, sot poezitë e tua nuk i lexon kush, sot ka parlament. Hë, të qeshet, e di e ke zakon të qeshësh pa zhurmë kur mendon se e zmadhoj. Po nuk të duan Migjeni im, nuk të duan kur ka kuvend.. Sot s’të kujton kush, edhe vetë e ke fajin, fundja nuk të gjente gjë ta shtyje sikur edhe për një ditë… Sot shqiptari dëgjon tjetër gjë, ha e pi tjetër gjë. Turp? Po ku ka turp për cipëplasurit vlla i gjakut të mjerimit. Vllezër jemi, në kohën 
tënde nuk hanin bukë se s’kish, sot nuk hanë dije se s’duan. Po të jetoje sot do thurje ti më mirë.

E dyta vlla i gjakut të mjerimit është se poezitë do i bëj libër, do bëj një libër për të krahasuar mjerimin tënd me mjerimin tim. Jo për inat por që të tregoj kur të vij aty, të më besosh e të më bindesh. Do e bëj këtë libër. Nuk di të shkruaj bukur si ti, por ti di të lexosh bukur të paktën. Të përqafoj vlla i gjakut të mjerimit. Sot në mbrëmje do rri në shtëpi me qiri, do shkruaj afër dritares, ta ndjej pak mjerimin tënd e të shkëputem pak prej mjerimit tim…Tungjatjeta !!!

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej