Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

“Nuk na lënë as të hyjmë, as të dalin”, studentët ngujohen, policia private rrethon fakultetin

Nga Klodiana 0

Një grup studentësh janë ngujuar brenda ambientëve të fakultetit të Inxhinierisë dhe Arkitekturës. Gjithashtu ata pohojnë se nuk po i lejojnë shokët e tyre të fusin ushqime në godinën e unioversitetit ku po qëndrojnë prej orësh.

Kjo pasi rojet private kanë rrethuar godinën dhe kanë kyçur dyer duke mos lënë asnjë njëri as të futet as të dalë, ndëkohë që jashtë fakultetit ka dhe prani të policisë.

Ato shprehen se i kanë mbyllur dhe kanë mbi 10 roje private që qendrojnë aty, ndërkohë që shtojnë se janë dhe pa ngrënë.

Në një intervistë për Fax News, një student i Inxhinierisë i ngujuar u shpreh se rojet kërkojnë me ngulm emrat tanë duke thënë se është për shkak sigurie.

“Jam një student i inxhinierisë, nuk lejon as ushqimet, jemi rreth 40-50 studentë. Kemi që në orën 3 që nuk na lejojnë as ushqimet që të futen. Jemi në korridore. Jemi që në orën 12 nëpër korridore.  Te gjitha klasat janë të mbyllura dhe nuk ka ngrohje. Nuk lejohen të futen ushqime në fakultet. Kjo është një lloj greve e imponuar.” u shpreh ai.

/fax.al/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej