Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Nuk ka pakt Xhaka – Xhaka, Londra voton “Brexit” për Taulantin

Nga 27-shi 0

Bazeli nuk ka asnjë shans në fazën e grupeve të Champions league, madje kampionët e Zvicrës nuk mundën as të transferoheshin në Europa League (u mundën 1-4), pasi ishin bullgarët e Ludogorets e fituan këtë të drejtë, të cilët arritën një barazimi të çuditshme në Paris, ku për vendasit nuk mjaftuan golat e Kavanit dhe Di Marias. Të dy vëllezërit Xhaka e nisën takimin si titullar, por për Bazelin, Arsenal ishte një kundërshtar për të mos iu afruar.

Ndërkohë mjaftuan 90 minutat e fundit, që Napoli të marrë kreun e Grupit B, duke fituar në Lisbonë me Benfikën, ndërsa në evenimentin numër 2 për nga rëndësia të kontinentit kaloi Beshiktash, megjithëse u shkatërrua 6-0 nga Dinamo e Kievit. Në Barcelonë, serinë e golave ndaj Mynshengladbahut e hap Mesi, por heroi i mbrëmjes ishte turku Arda Turan me një tripletë, ndërsa në kryendeshjen e së martës, Bajern Mynih – Atletiko Madrid, vendosi Levandovski, pas ekzekutimit perfekt të një goditje dënimi.

 

Champions League/ Rezultatet

Grupi A

Bazel – Arsenal                                 1-4

Ludogorets – PSG                            2-2

Grupi B

Benfika – Napoli                              1-2

Dinamo Kiev – Beshiktash            6-0

Grupi C

Barcelona – Borusia Myn.             4-0

Mançester Siti – Sëlltik                  1-1

Grupi D

Bajern Mynih – Atletiko M.          1-0

Eindhoven – Rostov                       0-0

 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej