Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Nuk ikim nga Shqipëria, por nga qeveria!

Nga 27.al 0

Nga Dritan Shano
Ikim nga vështirësia, nga përgjegjësia; ikim me vendimin për një jetë më të mirë, argument të cilin nuk e kundërshton dot, edhe pse e dimë brenda vetes që po të përballemi, më të mirën do bënim këtu. Por na është shuar qiriu!
Mendoj se shqiptarët që kanë ikur e po ikin në këto 29 vjet nuk kanë ikur nga Shqipëria, por nga Qeveria. Asnjë shqiptar nuk braktis Shqipërinë, por Qeverinë! Atë të rradhës. Kjo, sepse ka një ofertë qeverish (rregullash loje) më të mira kudo vërdallë nesh, më të mira se ajo që lënë pas. Më të mira, më të ngrohta, më dinjitoze, më…

Qeveri të zdruguara në shekuj nga populli i vet, atje ku nxitojmë të marrim pasaportën, t’i këndojmë himnin, t’i bëjmë betimin, t’i bëhemi pjesë. Mospërballja me qeverinë e Shqipërisë, e përkeqëson qeverinë që vjen edhe më shumë, dhe kjo na ka ndodhur para syve …
Ndaj ju them: O ju që ikni, shumë shpejt nuk do keni më as ku të ktheheni, as pse të reja që të ktheheni …

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej