Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

“Nuk i dëgjuam njerëzit”, kryeministri francez pranon gabimet në lidhje me protestuesit

Nga Media 0

Kryeministri francez, Edouard Philippe pranoi se qeveria ka bërë gabime gjatë protestave masive të “jelekverdhëve”, që kanë kapluar vendin për pesë javët e fundit.

“Ne bëmë gabime. Nuk e dëgjuam mjaftueshëm popullin francez. Jam i bindur se ata duan që ky vend të transformohet”, tha ai për gazetën Les Echoes të dielën.

Dhuna në demonstrata ka arritur nivel rekord me qindra protestues të plagosur që nga 17 nëntori.

Gjatë protestave vdiqën të paktën 7 persona. Punonjësit e policisë kanë pësuar gjithashtu lëndime.

Qytetet franceze u mbërthyen nga kaosi, me protestuesit që shkatërronin dritaret e dyqaneve, përmbysnin makinat etj.

Qendrat e qyteteve u mbuluan nga gazi lotsjellës, granatat e tymit dhe fishekzjarret.

Ministri i Financave, Bruno Le Maire pranoi se protestat ishin një “katastrofë” për ekonominë dhe bizneset e vendit.

http://www.oranews.tv/article/nuk-i-degjuam-njerezit-kryeministri-franez-pranon-gabimet-ne-lidhje-me-protestuesit

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej