Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Nuk dihet se në cilën epokë na është prishur fara si popull!

Nga Media 0

Nga Mentor Kikia

Me pesë rreshta mund ta përmbledhësh mentalitetin, kulturën, ligjin, shtetin… në Shqipërinë tonë.
Një burrë i bllokon rrugën shtëpisë së vëllait, duke e mbjellë me ullinj. Kunata ankohet, e padit dhe INUK vjen i shkul ullinjtë.

Policia ndalon burrin që kundërshtoi me forcë dhe kërcënoi inspektorët. Pas një nate, policia e liron dhe burri me të vajtur në shtëpi, thërret djemtë për ndihmë dhe i thyen gjysmat e kockave kunatës, gruas së vëllait…
Çfarë ndodh nëpër fshatra…

Fqinjët janë të gjithë në hasmëri sepse, burra si ky soji, i lënë tokat pa punuar, por fiqtë dhe ullinjtë i mbjellin mu në vijën e kufirit, që degët të hapen nga toka e komshiut. Burra si ky, e kullosin lopën dhe pulat në tokën e fqinjit. Burra si ky, kur punojnë tokët e tyre, gurët që pastrojnë i hedhin nga toka e fqinjit.

Nuk ka shtet në botë ç’ti bëjë këtij soji o njerëz. Eshtë fara e prishur, nuk dihet në cilën epokë!

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej