Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Nota e BE-së për Shqipërinë, hapja e negociatave dhe çfarë vjen më pas

Nga Skenderi 0

Rreth mesditës së sotme Brukseli do të shprehet në lidhje me rekomandimin që do të japë Komisioni Europian për hapjen e negociatave. Do të jetë Komisioneri për Zgjerimin Johanes Hahn i cili në një konfrencë për shtyp do të transmetojë edhe vendimin e KE-së dhe rekomandimin. Raporti pritet të jetë pozitiv dhe cilëson se në rreth 90% është bërë progres, ndërsa në masën 5% Shqipëria nuk ka bërë aspak progres krahasuar me një vit më parë.

Për drejtuesit e delegacionit të BE-së në Tiranë hapja e negociatave nis dhe përfundon më kapitujt 23- 24. Komisioni ka nxjerrë një rregullore sipas së cilës negociatat mund të ndalen ( pezullohen përkohësisht) nëse vlerësohet se vendi nuk po bën progres në këto dy kapituj. Me përmirësimin e ecurisë në plotësimin e këtyre kapitujve mund të ecet më tej, në të kundër procesi ndalet për një kohë të pacaktuar.

Por, Komiteti parlamentar i Stabilizim Asocimit gjatë takimit të 11 në Bruksel ka hartuar rekomandimet e tij.
Sipas së cilave Shëipëria ka performuar mirë në politikën e jashtme, në 20 çështje progresi ka qenë i moderuar dhe në 10 i ulët.

Hapja e negociatave dhe procesi i integrimit lidhet ngushtësisht vetëm me një togfjalësh: Zbatimi i reformës në drejtësi. Pika ku Burkseli pritet të theksojë më shumë dhe për të cilën qëndrimi është i qartë: Nuk ka kthim pas.
Por, cilat janë disa nga gjetjet e Komiteti parlamentar i Stabilizim Asocimit, SAPC( Parlamenti Europian):
Dy janë frazat që janë të kudondodhura në këtë dokument; ka pasur progres në vazhdimësi dhe ecuria ka qenë deçizive.
Vihet re se në asgjë çështje Shqipëria nuk ka regres.

Në raport janë përmendur 45 çështje, për 40 progresi vlerësohet i mirë ose i moderuar për 5 nuk është bërë progres.

Çështjet për të cilat nuk është bërë aspak progres në krahasim me një vit më parë janë: Liria e medias dhe e shprehjes, lira e lëvizjes së punës, peshikimi, prokurimet publike dhe audiovizualiteti.

Brukseli e kushtëzon integrimin e Shqipërisë me BE-në edhe me pesë prioritetet e përcaktuara, por fokusi do të jetë te Refroma në Drejtësi.

Në lidhje me reformën në administratën publike, konstatohet se është zbatuar në mënhrë konsistente.
Reforma në Drejtësi ka pasur progres, por sfida kyçe mbetet zbatimi i saj.
Komisioni Europian vëren progres edhe në zbatimin e ligjit të dekriminalizimit me largimin nga Parlamenti të personave me të kaluar kriminale, si dhe sheh progres në luftën kundër korrupsionit.
Megjithatë theksohet se Brukseli kërkon të shohë rezultate konkrete në hetimin dhe ndjekjen penale të zyrtarëve të lartë. Raporti rendit si kërkesë kryesore realizimin e reformës zgjedhore dhe shpreh shqetësimin për politizimin e komisioneve zgjedhore.

Sa i përket aspekteve ekonomike, KE vëren se ekonomia ka pasur ecuri pozitive, është përmirësuar tregu i punës dhe sistemi fiannciar mbetet i qëndrueshëm.
“Presim që Reforma në Drejtësi të japë ndikim të ndjeshëm në përmirësimin e klimës së biznesit”
Megjithatë Brukseli nënvizon se ka shumë gjëra që duhet ende të bëhen. Ky është një proces tejet i gjatë që do të duhen vite për ta tejkaluar e për të cilën Shqipëria është në mes të rrugës së saj.

“Në lidhje me zbatimin e Reformës në Drejtësi, thonë zyrtarët europianë në Tiranë, ne duam të shohim hapa të qartë, konkret. E gjitha vëmendja do të përqëndrohet në këttë çështje, por kjo nuk do të thotë se do të lihen mënjanë pesë prioritetet.

Duhet të përshpejtohet lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”.
Zyrtarët europianë gjithashtu shohin me shqetësim mbrojtjen e të drejtave të njeriut, siç ështe edhe liria e shprehjes së medias nisur nga rastet e fundit.

Për herë parë dokumenti i raport – progresit mësohet se do të trajtohet si një dokument i cili nuk do të qendrojë vetëm në tavolinat e zyrtarëve të lartë të shtetit, por do t’i çohet edhe krerëve të bashkive me qëllim që edhe ata të angazhohen në këtë proces.
Megjithatë, ky mbetet një dokument politik i cili mat përgatitjen e një vendi sesa i aftë ëshhtë që të jetë vend anëtar.

/monitor.al/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>