Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Noka nuk del nga salla, Ruçi shtyn seancën për nesër

Nga Klodiana 0

Pas përjashtimit nga seanca deputeti Flamur Noka nuk pranoi të dalë nga salla, duke detyruar kryeparlamentarin Ruçi që të ndërpresë sërish seancën plenare. Ruçi ka njoftuar që seanca të rinisë ditën e nesërme gjatë orëve të paradites.

Tetë deputetë të mazhorancës kërkojnë thirrej e Byrosë së Hetimit për përjashtimin e deputetit Flamur Noka. Nëntë deputetë të opozitës kanë bërë kërkesë te kryetari i Kuvendit që të marrë masa ndaj deputetit Edi Rama. Njoftoj seancën se pas konsultimit nuk mund ta marr në konsideratë këtë kërkesë”, tha Ruçi.

Deputetët e PD u ngritën nga karriget të revoltuar, kurse Noka nuk pranoi të dalë nga salla. Për këtë arsye, Ruçi ndërpreu seancën dhe njoftoi mbledhjen e saj ditën e nesërme. Në orën 19:00 do të mblidhet Byroja Hetimore për të shqyrtuar kërkesën e PS mbi përjashtimin e deputetit të PD, Flamur Noka.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej