Ka than' i moçmi: 

"Ma kollaj asht me mbushun një thes me pleshta sesa me i ba bashk dy shqiptarë."

 
                                                                                        -Gjergj Fishta

Noka i ndërpret fjalën në Kuvend, Rama: Nga ç’pyll ke dalë? (Film)

Nga Media 0

Tensione në sallën e Kuvendit. Pas replikave të Edi Ramës me Sali Berishën për përmbytjet, është deputet i PD, Flamur Noka i cili i afrohet foltores teksa fliste kryeministri, duke tentuar ta ndërpresë atë. Pas fyerjeve të Berishës në adresë të Ramës, ky i fundit iu përgjigj nga foltorja me fjalën “llaxore” e cila për demokratin Noka është fyerje, ndërsa i kërkoi Ruçit të marrë masa ndaj kreut të qeverisë.

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi pas disa paralajmërimeve ndaj Nokës, ndërpreu seancën ndërsa tha se deputeti i PD përjashtohet nga punimet e Kuvendit. Por me rinisjen e seancës, Noka nuk doli nga Kuvendi.

Edi Rama: Nga ç’pyll e keni sjellë këtë more? O Sali, në ç’pyll e gjete këtë? Nga ka dalë ky…Tërhiqeni në strofull këtë.

Flamur Noka: Nga pylli i sat ëme…

Gramoz Ruçi: Zoti Noka të tërheq vëmendjen.

Flamur Noka: Ndërpreja fjalën këtij.

Gramoz Ruçi: Zoti Noka, të tërheq vëmendjen. Keni dy minuta që pengoni zhvillimin e seancës. Përjashtohesh nga seanca.

Pas ndërprejes disaminutëshe, Rama tha se gjuha e përdorur prej tij nuk është fyerje, ndërsa shtoi se deputetë te PD kanë probleme me sarkazmën. “Jam nxënësi i Konicës dhe Imzot Nolit, ata më kanë mësuar mua të mësoj si të flas. S’jam më i madh se ata, jam shumë më i vogël. problemi që mjeni me sarkazmën, është problemi juaj. S’i them kujt si saliu, injorant, budalla, kriminel, nuk i them këto, gjuha nuk është sëpatë, është thikëe, sa më e mprehtë aq më thellë ther, godet në funksion të një debati që po bëhet. Nuk është personale”, sqaroi Rama.

http://shqiptarja.com/home/1/kuvend-noka-i-nd-rpret-fjal-n-rama-nga—-39-pyll-ke-dal—-458869.html?pos_2

 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej