Ka than' i moçmi: 

Njeriu i lig i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda akoma më i zi”.

                          -Sami Frashëri

Noizy dhuron krevate në kopsht, por aty flenë vetëm fëmijët “e pasur”

Nga Media 0

Nëse është e vërtetë kemi të bëjmë me nje skandal, në mos me një diskriminim. Një prind i kopshtit me ushqim pranë Qendrës Kulturore të Fëmijëve në Gramsh evidenton një fakt të dhimbshëm. Disa fëmijë flejnë në krevate të rinj dhe me komoditet, të tjerë në krevate prej hekuri të kohës së “xhaxhit”. Pra duket sikur fëmijët diferencohen në 2-grupe, “të pasurit & të varfërit”.

Burime bëjnë me dije se kopshtit me ushqim pranë Qendrës Kulturore të Fëmijëve, i janë dhuruar 8-krevate të rinj nga këngëtari “Noizy”, por numri i fëmijëve për këtë kopësht është më i madh. Kështu një pjesë e fëmijëve flejnë në krevate të mira dhe pjesa tjetër në krevate me hekurat gjithë ndryshk.

Në rrugë jozyrtare mësohet se këto ndihma janë siguruar nga një prind i cili është njëkohësisht edhe anëtar i bordit të prindërve. Në fakt, ndoshta vetë personeli i kopshtit mund të ketë qenë në dilemë se çfarë të bëjë me krevatet e rinj dhe me ata të vjetër.

Nëse thjesht ekzistojnë dy realitete ky përbën një mesazh për institucionet vendore që të marrin masa urgjente për sigurimin e krevateve të rinj edhe për pjesën tjetër të fëmijëve.

Nëse ky diferencim është bërë me qëllim atëherë kjo është e pafalshme. Të gjitha kopshtet janë në varësi të bashkisë Gramsh, e cila duhet të ketë një pergjigje për këtë fakt.

Gramsh/ Skandal në kopsht. Noizy dhuron 8 krevate, fëmijët diferencohen në të pasur dhe të varfër

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej