Ka than' i moçmi: 

"Dy bija të përmallshme, gurë të paçmuar, si hyj po ndritni ju, Kosovë e Çamëri."

- Asdreni

“No Hate Speech” u drejtohet të rinjve: Kundër gjuhës së urrejtes

Nga Ejona 0

 

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, startoi fazën e re të takimin të 4-ët koordinues të lëvizjes “No Hate Speech”, kundër gjuhës së urrejtjes, që i adresohet të rinjve dhe fëmijëve.

Për herë të parë në Shqipëri, ishte e pranishme edhe ambasadorja e NoHateSpeech, në Këshillin e Evropës, Anne Brasseur.

Ministri Klosi vuri theksin tek fushata e gjërë ndërgjegjësuese që do të nisë me prindër, edukatorë e institucione për kujdesin e gjuhës së komunikimit ndaj më të rinjve. Kjo do të përfshijë edhe rritjen e kontrollit të kontaktit me internetin nga fëmijët dhe të miturit.

Gjashtëdhjetë e pesë përfaqësues të ministrive përgjegjës për çështjet e rinisë, të drejtat e njeriut dhe anti-diskriminimit, OJQ rinore nga 37 vende kanë mbërritur në Tiranë për të shkëmbyer praktikat e mira në luftën kundër shprehjeve diskriminuese dhe për të planifikuar programin Evropian të fushatës për 2017.

Në kuadër të kësaj fushate, disa të rinjë kanë realizuar një video sensibilizuese kundra gjuhës së urrejtjes.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej