Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Njihuni me 17-vjeçarin nga Vlora, fitues i 41 trofeve në matematikë

Nga Media 0

Për pjesën më të madhe të fëmijëve ora e matematikës është mendimi i parë i trishtë në mëngjes, Një lëndë që jo pak nxënës e kanë “vuajtur” për shkak të mungesës të së ashtuquajturës prirje.

Por Safet Hoxha, është rasti përjashtues. Ai është rritur me numra, ushtrime e problema. Djali nga Vlora, djalë i një mësuesi matematike e ka nisur “olimpiadën e jetës” që në moshën 8-vjeçare dhe prej atëherë ka dalë fitues në shumë konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare.

Është vetëm 17 vjeç dhe deri tani ka fituar plot 41 trofe.

Në klasën e dytë, Safeti konkurroi në olimpiadën kombëtare të organizuar nga shkolla “Udha e Shkronjave” ku dhe fitoi vendin e parë në matematikë.

Vazhdoi për tetë vite në krye të klasifikimit si fitues i Olimpiadës Kombëtare të Matematikës.

Ndërkohë në qytetin e Vlorës adoleshenti është “gjeniu” që mban fronin. Safet Hoxha ia ka dalë të fitonte çdo lloj konkursi a olimpiade që zhvillohej atje për matematikën.

Listës së gjatë të trofeve të olimpiadave do t’i shtohej ajo e Olimpiadës Mbarëkombëtare të Matematikës, zhvilluar nga qendra kulturore e fëmijëve e DAR Durrës, ku dhe fitoi vendin e parë.

Më pas bën hapa të avancuar duke marrë pjesë në Projektin Inteligjenca 4 dhe ia del të fitojë çmimin e parë në rang kombëtar. Testi i zhvilluar nga “Cambrige IGSE” e vlerësuai me – Scored A*. Një tjetër trofe i fituar në Olimpiadën Ballkanike të Matematikës në Serbi, është medalja e bronzit.

Pjesëmarrja në konkursin shkencor të “Kolegjit Turk”, ku merrnin pjese mbi 300 nxënës, i garantoi Safet Hoxhës, burse të plotë në këtë gjimnaz pasi ai rentitet i pari në konkursin shkencor.

Në vitin e parë të gjimnazit ai ka fituar olimpiadën e gjimnazistëve të Tiranës në matematikë dhe fizikë.

Sfidat e gjimnazistit të shkëlqyer nga Vlora vazhdojnë sërish përtej kufirit, ku renditet i gjashti në shkallë ndërkombëtare në konkursin, “Mathematikal Championship” zhvilluar ne Romë, duke u nderuar me medalje bronzi.

Garat vazhduan edhe në klasën e 11-të në matematikë ku fitoi çmimin e parë e pas disa fazave përzgjedhëse u zgjodh edhe në ekipin që do të përfaqësonte Shqipërinë në Ballkaniadën e matematikës në Ohër në Maqedoni e në Olimpiaden Botërore në Rio de Janiero ku u nderua me medalje nderi.

Në vitin e dytë të gjimnazit ai u bë pjesë e ‘Participation in Tournament of Toëns’ dhe doli fitues i këtij turneu.

Është renditur fitues me pikë të plota edhe në testimin “Kangaroo”.

Gjimnazisti i talentuar po përgatitet tani për të marrë pjesë në Ballkaniadën e Matematikës dhe në Olimipiadën Botërore, me ambicie për të fituar vendin e parë.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej