Ka than' i moçmi: 

Njeriu i lig i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda akoma më i zi”.

                          -Sami Frashëri

Njeriu i memeve: Ndihem mirë kur njerëzit afër pushtetit më shajnë

Nga Media 0

Nga Genc Sejko

Ditët e fundit emri im është lakuar shpesh në publik. Dola në TV nja dy herë. Refuzova të dal edhe nja dy herë të tjera. Altin Goxhaj bën “sondazhe” për të parë se kush bën opozitë me shumë; unë apo Basha. Një portal më quan “kamikaz të PD-së”. Majlinda do të më hedhi në gjyq por nuk po gjen dot kohë. Ndryshe nga Majlinda, Kryeministri gjen kohë të më përgjigjet në FB me video. Kur memet e mia i përdor Berisha jam “këlysh” i tij. Kur i përdor Rama jam shitur tek qeveria. Disa më akuzojnë se me paguan e djathta. Disa se më përdor e majta.

Tani disa të vërteta. Unë nuk merem me politikë. Unë merrem me politikën. Jam munduar t’i çjerr maskat atyre që po i nxijnë jetën shqiptarëve. Ai që ka parë daljet e mia publike e ka kuptuar që unë NUK JAM person publik. Ndryshe nga perceptimi që është krijuar, unë jam një njeri i mbyllur. Nuk më pëlqen të flas për veten e jo më ta promovoj atë. Kur bëj meme unë qëllimisht nuk vendos logo. Për mua rëndësi ka mesazhi, jo lajmëtari. Miqtë e mi në FB varjojne nga extremi i majtë tek ai i djathti; kjo pasi unë nuk shoh tek ta përkatësitë politike apo fetare por dëshirën për të kontribuar për një Shqipëri më të mirë.

Unë nuk bie dakort me të gjithë për gjithçka. Prandaj jam i hapur që të bashkëpunoj me këdo për të mirën e përbashkët. Ndyshe nga shumë të tjerë unë jam një njeri i lirë. Zoti më ka dhënë mundësinë të kujdesem për familjen time pa pasur nevojë t’i shërbej askujt. Jam ndjerë shumë i vlerësuar kur njerëzit kanë folur mirë për mua. Ndihem shumë mirë kur njerëzit afër pushtetit më shajnë (duke përfshirë edhe ata që presin për të ardhë në pushtet), kjo pasi unë jam i parimit se të gjithe ata që kërkojnë pushtet e duan atë për të përfituar nga ai. Ky është grupimi që unë luftoj çdo ditë. Sot qëllon që është i majtë. Nesër ata që do na vjedhin dhe që do të na dhunojnë do jenë të djathtë. Unë do vazhdoj të jem përballë tyre. Një opozitar i përjetshëm me pushtetin. Ky është sqarimi im. Ata që duan të flasin janë të lirë të flasin. Njerëzit kanë folur për njerëz shumë më të mirë se unë. Për çdo gjë të mirë që mund të kem arritur të gjitha falenderimet i takojnë Zotit të botëve. Vetëm gabimet janë të mijat.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej