Ka than' i moçmi: 

“Gjysmë mjeku-vdes njerëzia, gjysmë idealisti-nuk bëhet Shqipëria”.

                                     -Fan Noli

Një ushtri me meshkuj kundër një femre që sipas tyre, “mund ta ketë pak fajin edhe vetë”

Nga Media 0

Nga Edlira Gjoni

Mizogjini e klasit të parë: Një ushtri me meshkuj kundër një femre që po sipas tyre, “mund ta ketë pak fajin edhe vetë”.

Mizogjini: një viktimë e gjinisë femër, 500 protagonistë MESHKUJ.

E përdhunuar, e përbuzur, edhe e përdorur. Po! Por tani, ngadalë e qartë, duket drama e madhe e përjashtimit të një vajze nga historia që e ka vuajtur vetëm ajo.

Ka diskriminim masiv nga të gjithë kahët: ca e mohojnë, ca abuzojnë me dramën e saj, ca fshehin kokën në rërë, teksa presin të kalojë edhe kjo ngjarje, se iu prishet pozita e qetësia e tyre.

Gratë në këtë histori janë katandisur në një emër të vetëm që edhe kur del në pah, ia zvogëlojnë aq shumë dinjitetin, (secila palë), saqë i vjen turp të mjerës që është vajzë.

Ngjarja me qendër dhunën ndaj një gruaje u kanalizua shpejt në një duel dështakësh politikë, që rastësisht, janë të gjithë meshkuj.

Njëri-tjetrin e trajtojnë politikisht, kurse strumbullarin e gjithë kësaj çështje, të vetmen femër, e trajtojnë në të vetmen mënyrë që dinë: si objekt seksual!

“Në është keqtrajtuar, s’ka gjë, do e gjejë drejtësia” – thotë gjithë namuze kryemashkulli. “Vetëm burrave të mi mos guxoni të m’u hungërini në surrat. Mos ma ngacmoni Taulantin, se ju piu e zeza”.

Ja kështu tha edhe për Tahirin.

Po kjo është tjetër lloj tragjedie. Përçudnimi i një femre është kthyer në luftë të shëmtuar meshkujsh. Balla, Rraja, Rexhepi, Nuhi, Bushi, Basha, janë hedhur të gjithë gjoja kundër njëri-tjetrit, e qyqja grua kush e di si e përjeton dramën e saj të mjerë; dikur si viktimë e një mashkulli, sot viktimë e gjithë meshkujve me pakëz pushtet anadollak.

Viktimë edhe e disa grave të tjera që si shokët e tyre burra, pasi marrin megafonin në emër të asaj që as nuk e dinë ku ndodhet tani, menjëherë pas “protestave” e emisioneve ku do na japin mend për dhunën e mjerimin, do shkojnë në shtëpitë e tyre luksoze, do hanë haviar e salmon nordik, do veshin fustanet 3 mijë eurosh e çantat 11 mijë, do marrin të nesërmen me vete makinat që s’kanë dallim nga ato të Rexhep Rrajës, do lyejnë fort edhe silikonin në buzë e në sy, e do dalin të kërkojnë mbrojtje e protesta për viktimën.

Viktima e të gjithëve! Një vajzë në gojën e ujqve dhe të 4-5 hijenave!

Shqipëria jonë e barazisë gjinore!

Shqipëri mizogjene, ku drama e bën një femër objekt seksi e qënien e saj e sfumojnë 500 gjela meshkuj që majë plehut siç janë, nuk lëshojnë pe si protagonistë!

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej