Ka than' i moçmi: 

"Populli nuk e pëson duke qenë i ditur."

- Pjetër Bogdani  

Një thes plehra për Edi Ramën, me dashuri nga Agroni!

Nga Media 0

“Meqënëse  Kryeministri ynë do plehra unë i mblodha të mijat sot dhe ja cova te zyra. Dhashë kontributin si qytetar i rregullt i vendit”

I ka mbërritur dhurata e parë kryeministrit Rama, pas miratimit të ligjit për  importin e plehrrave në Shqipëri. Një mënyrë krejt origjinale e protestës kundër kryeministrit Rama për mbetejet, ka ndodhur sot para godinës së kryeministrisë. Një qytetar me emrin Agron i ka dhuruar kryeministrit një thes me plehra me mbishkrimin” me dashuri nga Agroni, taksapagues i rregullt”.   Ai ka postuar në facebook, fotografi me thesin e plehrave para dritares së Ramës dhe bën thirrje: Meqënëse  Kryeministri ynë do plehra unë i mblodha të mijat sot dhe ja cova te zyra. Dhashe kontributin si qytetar i rregullt i vendit. I ftoj te gjithe ta bëjnë. Le t’i çojmë plehrat nëpër institucione meqënëse u duhen. Nëse ai do plehra të cilat i kemi me shumicë përse mos ta ndihmojmë? Agroni”, shkruan protestuesi kundër ligjit që garaton importin e plehrave drejt Shqipërisë.

proteste-individuale

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>