Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Një shqiptare që konkuron në Bashkinë e Montrealit, e shkolluar në Tiranë

Nga Media 0

E inspiruar prej politikës kanadaze dhe qëllimit për të ndryshuar qytetin ku ajo jeton, shqiptarja Anila Erindi ka hedhur kandidaturën e saj për zgjedhjet bashkiake të Montrealit që do të mbahen më 5 nëntor.

Zonja Erindi  ka shprehur këmbënguljen e saj për të t’ia arritur qëllimit, për të fituar kandidaturën e saj e për të ofruar më të mirën për “LaSalle”, në veçanti, qytetit me shumë kultura, Montrealit.

Ajo bën pjesë në grupin e 103 kandidatëve të partisë “Projet Montreal” dhe kandidon per postin keshilltare bashkie për zonën Cecil-P.-Newman . Në këtë zonë janë paraqitur 3 parti, për postin që Erindi kandidon ndërsa sa i përket numrit të votave, kjo e fundit përcaktohet në varësi të pjesëmarrjes.

Por, kush është  zëri shqiptar që kërkon të përfaqësojë denjësisht shqiptarët në Montreal? 

Anila Erindi ka emigruar në Montreal prej vitit 1997 dhe banore e zonës LaSalle prej gati 15 vitesh. Ajo u diplomua në Universitetin Politeknik të Tiranës, në degën “Inxhinieri-Hidro”. Në vitin 2005, ajo u diplomua në nivelin Master Shkencash në degën e “Inxhinierisë Ujore” të Universitetit McGill në Montreal.

Ajo ka eksperiencë në fushën e inxhinierisë, ka punuar për një kompani që merrej me analizat e shtresave të ndryshme të dherave, nivelin e lagështisë dhe llogaritjen e drenazhimeve. Më pas ajo punoi në organizatë jo-fitim prurëse në përgatitjen e manualeve inxhinierike të ndërtimit.

Përgjatë 9 viteve të fundit, Erindi ka punuar në Departamentin e Inxhinierisë së Ndërtimit në Bashkinë e qytetit, në zonën Plateau.  Ajo është marrë me projektet në fushën e inxhinierisë, me planet e rregullimit të rrugëve, ndjekjen e punimeve dhe bashkëpunimin e punimeve me shumë ndërmjetës në disa projekte. Eksperienca e saj në fushën inxhinierike është lidhur edhe me eksperiencën e projekteve të ndryshme të rrugëve, të ndërhyrjeve në sistemet e ujësjellësave dhe kanalizimeve nëntokësore. Ajo ka eksperiencë në lidhje me shërbimet me qytetarët, ka aftësi të mira për t’i dëgjuar dhe analizuar problemet e ndryshme që paraqiten çdo ditë në zyrën e Bashkisë.

Ajo është e martuar dhe ka dy vajza. Roli saj në komunitet është mjaft pozitiv. Ajo eshte pjesë në aktivitetet në komitetet e prindërve të shkollës dhe në komitetin drejtues të shkollës “Children World Academy”.

Gjithshtu, ka qenë aktivizuar 8 vjet si trajere futbolli për ekipet e vajzave me klubin e futbollit “LaSalle”. Në vitin 2015 nisi të marrë pjesë aktive në jetën e komunitetit shqiptar si kryetare e “Shoqatës Kulturore Shqiptare Montreal”. Ajo ndihmoi në organizimin e një seri aktivitesh artistike me të ftuar artistët e mëdhenj si, Inva Mula, Genc Tukici, Dëshira Ahmeti, Olen Cesari, Manjola Kacani, Valbona Mema, në ditën e librit me të ftuar prof. dr. Pllana, si dhe aktivitete të ndryshme basketbolli dhe futbolli, në aktivitete komunitare si piknike dhe mbrëmje festive.

Ajo ka marrë pjesë si e ftuar në eventet dhe ceremonitë e organizuara nga ambasada shqiptare në Ottawa, në seminarin e Diasporës mbajtur në Tiranë, në ceremonitë nga shoqatat simotra në Toronto. Anila ka vlerësuar edhe punën vullnetare, punën për Shoqatën Kulturore Shqiptare Montrealit etj.

/ATSH/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej